Transmetuar më 25-07-2021, 21:00

Vazhdojnë të vijnë lajme tronditëse nga aksidenti i autobuzit me kosovarë në Kroaci. Nga ky aksident humbën jetën 10 persona e u plagosën 44 të tjerë.

Por ajo që mbetet mister deri në këto momente, është fati i një vajze të mitur të përfshirë në incident.

Familjarët pasi nuk gjetën vajzën në vendngjarje iu drejtuan dyerve të spitalit, por e njëjta gjë edhe aty. Ende nuk dinë asgjë për fatin e saj.

“S’kemi asnjë informacion. Kur shkuam në spital thanë që s’kemi asnjë pacient me këtë emër. Është nis vëllai nga Austria, po ashtu dhe daja nga Kosova, por asnjë informacion. Pyetëm edhe në spitalin e Zagrebit, por ishte paciente tjetër, nuk ishte Anjeza,” tha djali i xhaxhait të Anjezës, Burim Bellanica.