Transmetuar më 25-07-2021, 20:14

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Herticë të Podujevës.

Një person ka humbur jetën pasi traktori me të cilin punonte është rrokullisur disa herë duke i shkaktuar vdekjen.

Javëve të fundit janë shtuar aksidentet me fatalitet për personat që punojnë në bujqësi.

Gjatë ditë së sotme një tjetër aksident me traktor ka ndodhur në Ferizaj.

Gjatë atij aksidenti dy persona mbetën të plagosur./noa.al/