Transmetuar më 25-07-2021, 14:55

Pandemia e koronavirusit i prek të gjitha llojet e njerëzve, të të gjitha moshave, në të gjitha vendet. Rusia regjistroi 799 vdekje nga Covid-19 këtë të shtunë, 105 prej tyre në Moskë, epiqendra e pandemisë në këtë vend, raportuan autoritetet lokale. Në 24 orët e fundit në vend u llogaritën 23.947 raste të reja të infektuarish me virusin e rrezikshëm.

Rusia pret që 80% e popullsisë së saj të imunizohet kundër Covid-19 deri më 1 nëntor, pasi vendi të ketë më shumë se 35 milionë qytetarë të vaksinën. Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha se aktualisht ka 889.000 raste aktive të koronavirusit në Rusi, por 77% e pacientëve nuk kanë nevojë të shtrohen në spital.

Një nga rastet që ka bërë më shumë bujë në Rusi është ai i një veterani, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, i cili e ka mposhtur koronavirusin.

Ai duhej të shtrohej në spital, kur e kapërceu COVID-19 në moshën 102-vjeçare. Quhet Nikolai Bagáyev, i cili kaloi më shumë se një muaj në spital, posaçërisht 37 ditë, duke luftuar me infeksionin e rrezikshëm.

"Mjekët janë të sigurt se forca e shpirtit dhe zakoni i një jetese të shëndetshme e ndihmuan veteranin të shërohej. Vetë Nikolai i quan mjekët tanë mbretër, heronj, të cilët luftuan për jetën e tij 37 ditë", – shkroi Alexander Khodyrev, kryetari i bashkisë së qytetit Koroliov, ku banon veterani i Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka qenë shumë krenar për shërimin e këtij ish-ushtari dhe ka shpërndarë një video me të përmes rrjeteve sociale.