Transmetuar më 25-07-2021, 11:57

Një përleshje e pazakontë mes një burri dhe gruaje ka ndodhur buzë detit në Turqi, në plazhin Mugla të Marmaris pranë rrugës Ataturk.

Fillimisht gruaja ka nisur të debatojë me burrin e saj në prani të një çifti miqsh, por më pas ka filluar ta godasë me shkelma dhe grushta.

Siç shihet edhe në videon që ilustrohet në vijim, gruaja nuk kursehet aspak pavarësisht se aty ndodhen dhe njerëz të tjerë, ndërsa miqtë mundohen që t’i ndajnë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht dhe ka bërë që të “plasi grushti” mes çiftit.

Pamjet: DHA