Transmetuar më 25-07-2021, 09:32

"Ne filluam të luanim siç dëshiron trajneri, duke ndjekur udhëzimet e tij”. Amir Rrahmani, mbrojtësi qendror i Napolit, thotë se është i kënaqur në fund të ndeshjes miqësore së fituar kundër Pro Vercelli.

Kjo ishte prova e dytë parasezonale për blutë. Ylli i kombëtares kosovare ishte kapiten në këtë miqësore. "Ne treguam gjëra të mira, – deklaroi ai, – edhe nëse jemi pak të lodhur. Po përpiqemi të ndjekim udhëzimet e trajnerit Spalletti. Ai na këshillon në çdo fazë të lojës. Ne patëm shumë raste dhe mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, përfshirja në një sport dhe ambiente të jashtme

Një vlerësim për ditët e para të punës me trajnerin e ri: “Spalleti është një trajner që e di se çfarë dëshiron, çfarë stili loje të adoptojë, çfarë të kërkojë nga lojtarët. Ai i njeh cilësitë tona, e di se çfarë mund të bëjmë dhe na i transmeton parimet e tij. Trajneri na njeh mirë të gjithë ne, njeh kapacitetet dhe aftësitë tona”.

Osimhen ishte ai që vendosi ndeshjen kundër Pro Vercelli. "Sezonin e kaluar ai kishte disa probleme, – përfundoi Rrahmani për mikrofonat e ‘Sky Sport’, – tashmë gjërat do të jenë ndryshe. Do të jetë 100 për qind, diçka krejtësisht tjetër.

E ardhmja e Koulibaly? Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Napolin. Ka qenë këtu prej shumë vitesh, i ka luajtur të gjitha ndeshjet. Për ne është shumë e rëndësishme nëse qëndron te Napoli”.