Transmetuar më 24-07-2021, 21:10

Talenti shqiptar, Ernest Muçi ka shënuar një "kryevepër" në ndeshjen hapëse të kampionatit polak, për Legia Warsawa.

Goli i tij erdhi në ndeshjen e javës së parë përballë Wisla Plock në minutën e 28′.

Goli i tij u shënua nga një distancë e largët, duke gjetur trekëndëshin e portierit kundërshtar.

Aktualisht ndeshja po luhet dhe sapo ka përfunduar pjesa e parë e takimit.

Ernest Muçi la Tiranën në sezonin e shkuar dhe u transferua në Polonia, ku firmosi me kampionët e Legia Warswa, me të cilët fitoi titullin kampion.