Transmetuar më 24-07-2021, 20:18

Nuk reshtin protestat anticovid në Greqi. Një e tillë po zhvillohet jashtë Parlamentit Grek në Sheshin Syntagma, me njerëz që demonstrojnë kundërshtimin e tyre ndaj vaksinimeve të detyrueshme dhe masave të qeverisë Greke Covid-19.

Një numër i madh i oficerëve të policisë janë vendosur, ndërsa pak më shumë se një orë më parë rruga jashtë parlamentit grek u mbyll.

Në sheshin Sintagma njerëzit janë mbledhur, disa me flamuj grekë, ndërsa shumica nuk mbajnë maska dhe nuk po respektojnë masat e distancimit shoqëror.