Transmetuar më 24-07-2021, 16:31

“Sulmuesi më i vështirë për t’u markuar në Serie A? Romelu Lukaku”. I intervistuar nga “Corriere della Sera”, Berat Djimsiti nuk ka dyshime: “Big Rom” është më i vështiri në kampionatin italian për të. Më tej, shqiptari i Atalantës shton: "Seria A ka sulmues shumë të fortë. Duke luajtur kundër tyre është një nxitje për të bërë më mirë. Më i vështirë është padyshim Lukaku".

Merkatoja është vështirësuar nga kriza e pandemisë, shumë parashikojnë një kampionat të ri pa favoritë absolutë, më emocionues dhe me surpriza. Mbrojtësi ynë kuqezi mendon kështu në këtë pikë: “Inter dhe Juventusi mbeten favoritët, por skuadrat e tjera gjithashtu janë forcuar me ndryshime të trajnerëve dhe blerje të reja.

Atalanta? Do të shohim gjatë kampionatit, do të përpiqemi të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje. Aspekti psikologjik do të jetë shumë i rëndësishëm në sezonin e ri. E përsëris, shoh si favoritë Interin dhe Juventusin, por kujdes nga surprizat".

As Ronaldo, as Icardi; Berat Djimsiti befason me sulmuesin që e ka  impresionuar – FaxWeb

Berat Djimsiti është një nga lojtarët që ka përfituar më shumë nga puna e tij me Gian Piero Gasperini. Mbrojtësi shqiptar, nën drejtimin e trajnerit zikaltër ka rritur në mënyrë të konsiderueshme nivelin e tij të performancës dhe është bërë një nga lojtarët e paprekshëm në formacionin e Atalantës. Tani është gati të fillojë një sezon të ri dhe idetë, pas ditëve të para të stërvitjes, janë të qarta:

“Ne fillojmë me të njëjtat pritshmëri. Përpiqemi të përmirësohemi dhe të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Në nivelin personal, do të doja të ndjehesha mirë, të mos kisha lëndime dhe gjithmonë të përpiqesha të përmirësohesha. Tani po punojmë shumë në Zingonia, e kemi nisur ngadalë për të kapur ritmin e lartë. Jemi në gjendje të mirë”.

Djimsiti u pyet edhe nëse mund të bëhet kapiten tek Atalanta: “A jam unë udhëheqësi i kësaj Atalante? Patjetër që ndihem kështu, por trajneri do të vendosë për shiritin e kapitenit. Këtë sezon, aspekti mendor do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse është ai që ju shtyn të arrini nivele të larta”.