Transmetuar më 24-07-2021, 15:32

Ish-futbollisti i Manchester United dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të Uellsit është deklaruar i pafajshëm të premten, pasi u akuzua për sulm fizik ndaj dy grave. Ryan Giggs është paraqitur në Gjykatën e Mançesterit, ku ka mohuar t’i ketë shkaktuar dëm fizik ish-partneres së tij, Kate Greville, 36 vjeçe, dhe motrës së saj, 20 vjeçe.

Ngjarjet do të kishin ndodhur nëntorin e kaluar dhe çuan në largimin e Giggs nga pozicioni i trajnerit të kombëtares së Uellsit. Pra, mungoi edhe në Kampionatin Europian të kësaj vere. Gjithashtu, ai është deklaruar i pafajshëm për një akuzë tjetër; sjellje shtrënguese dhe kontrolluese kundër Kate, gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies së tyre (2017-2020).

Kjo ka qenë paraqitja e dytë e Giggs në gjykatë, ku është deklaruar i pafajshëm. E para prej tyre ndodhi prillin e kaluar, kur u la i lirë me kusht. Me atë rast, iu vu si kusht që të mos kontaktonte me asnjë nga “viktimat”, as t’iu shkonte në ndonjë adresë ku rrinë, siç është vendosur këtë të premte. Gjyqi kundër Ryan Giggs do të zhvillohet më 24 janar të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë 10 ditë. Para se ta bëjë këtë, ai do të paraqitet përsëri në një seancë të re më 8 tetor.

Më herët, ish-ylli i Manchester United është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht edhe kunatën e tij. "Kur Ryan del jashtë, ai thjesht po e bën këtë për të fjetur me ndonjë grua. Ai është thjesht një maniak seksi". Ky është përshkrimi i Rhodri Giggs për vëllain e tij, ish-mesfushorin e kombëtares së Uellsit.

Ryan Giggs is being investigated by police on suspicion of assaulting his girlfriend Kate Greville and another woman

Të dy nuk kanë qenë në marrëdhënie të mira që kur doli se ish-gruaja e Rhodri, Natasha, kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me vëllain e tij (pra, kunatin) për vite me radhë: "Nuk mund të duket se e përbuz atë, thjesht më vjen keq për Ryan. Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme. Nëse e ka njollosur, kjo nuk varet nga unë, por nga gruaja e tij”.

Kjo frazë thuhet në lidhje me atë që ndodhi më parë, kur Ryan u arrestua për një grindje të dhunshme me partneren e tij, Kate Greville, e cila është arsyeja pse policia bastisi shtëpinë e trajnerit të Uellsit në “Worsley”, Manchester. Policia e burgosi atë një natë dhe më pas e liroi në pritje të hetimeve. Ryan Giggs mohon çdo akuzë për dhunë, por është nën hetim për dëmtim fizik të Kate dhe për një sulm ndaj një gruaje të dytë.

Giggs had an eight-year relationship with his brother (pictured right) Rhodri's partner Natasha (left)

Skandali i vëllezërve Giggs u shfaq më 2011, kur Ryan, përveçse kishte një lidhje me gruan e Rhodri (vëllait), por argëtohej me një tjetër femër, Imogen Thomas, yll i “Big Brother” britanik. Këto skandale kanë prishur përgjithmonë imazhin publik të Ryan, madje çuan në divorc nga bashkëshortja e atëhershme, Stacey. Rhodri, babai i tre fëmijëve; ish-lojtar i Salford dhe Torquay Utd, për vite me radhë është përpjekur të kuptojë këtë karakter të vëllait të tij, duke bërë shpesh humor për këtë situatë, si për shembull në reklamën e “Paddy Power” për besnikërinë.

Ryan Giggs's sister-in-law tells of regret over affair

Ai e ka cilësuar vendimin e Natashës për të marrë pjesë në “Big Brother” si "të turpshëm", por deklaron se është gjithmonë në kontakt me të për detyrat prindërore. Giggs u nda nga gruaja e tij, Stacey, më 2016. Ai dhe Kate u takuan ndërsa ajo punonte në marrëdhëniet me publikun për sipërmarrjen e tij tregtare “Hotel Football”. Lidhja u bë publike më 2018, tetë muaj pas divorcit me Stacey. Të dy u fotografuan së bashku gjatë një udhëtimi në Itali, në gusht. Pas ndarjes, Kate u transferua te të afërmit dhe u largua nga shtëpia e Ryan.