Transmetuar më 24-07-2021, 12:15

Erika Choperena, gruaja e futbollistit Antoine Griezmann, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ka më shumë se 342 mijë “friends” në llogarinë e saj në Instagram, ku zakonisht ndan jetën e saj të përditshme, shijet dhe mendimet mbi gjëra të ndryshme.

Me këtë rast, gruaja e futbollistit francez ka publikuar një reflektim të thellë, që nuk ka kaluar pa u vënë re. "E di që jeni duke bërë një përpjekje të madhe, që nganjëherë gjithçka ju kushton dy herë më shumë, por durim, sepse ata që dinë të presin, gjithmonë marrin atë që meritojnë", – është mesazhi që mund të lexohet në llogarinë e gruas së sulmuesit të Barcelonës.

Antoine Griezmann: "If they touch to my family, can put me virulento"

E ardhmja e Antoine Griezmann ka qenë shumë e përfolur në dhjetë ditët e fundit, pas negociatave, deri më tani të pasuksesshme, midis Barçës dhe Atlético Madridit për një shkëmbim midis francezit dhe Saúl Ñíguez. Kjo është arsyeja pse ky mesazh po jep interpretime të shumta.

Kampioni i botës me Francën më 2018 kishte shpresa rikthimi tek Atletico Madridi. Mirëpo, presidenti i këtij të fundit, Enrique Cerezo, kur u pyet për këtë ide hipotetike, u shpreh: "Nuk e di, mendoj se nuk po flisni për personin e duhur. Nuk besoj se tifozët mund ta falin Griezmann në rast të një rikthimi".

Hipoteza e një kthimi të Antoine Griezmann tek Atletico Madrid nuk është pritur shumë mirë nga ana e "Colchoneros". Sapo u përfol diçka e tillë, në Twitter shpërtheu hashtag-u #Griezmannnotequeremos (Griezmann, nuk të duam). Qindra mesazhe aspak të këndshme kundrejt një lojtari shumë të adhuruar në të kaluarën, por që dy vite më parë tradhtoi popullin bardhekuq për të veshur fanellën e Barcelonës.