Transmetuar më 24-07-2021, 12:23

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Olimpiada e Japonisë për Kosovën. Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokyo kanë sjellë medaljen e parë për “Dardanët”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Triumfuesja është nga sporti i xhudos, ku Kosova ka krijuar një emër të madh tashmë edhe në arenën ndërkombëtare. Kështu, pas Majlinda Kelemendit në vitin 2016, shtetit më të ri të Ballkanit i ka siguruar medalje olimpike dhe ari edhe Distria Krasniqi.

Kjo e fundit ka mundur në gjysmëfinale Urantsetseg Munkhbatin, duke u kualifikuar në finale. Me kualifikimin në finale, ajo siguroi medalje olimpike tashmë, ndërsa në “aktin” e fundit ia doli të vishet në ar. Në finale mundi xhudisten japoneze, pra të vendit mikpritës, Funa Tonaki. Mbështetëse për të ka qenë vetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që e ka përcjellë "live" nga salla e garës. Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "RTK HD LIVE YO202 202" Sikurse u duk dhe nga transmetimi televiziv i garës, xhudistja kosovare ishte shumë e lumtur, në “qiellin e shtatë”. Një gëzim i papërshkrueshëm për Krasniqin, sepse, sikurse pohoi vetë, iu bë ëndrra realitet duke fituar medalje olimpike dhe të artë.

Domethënës përqafimi i saj me trajnerin Driton Kuka, nën drejtimin e të cilit xhudistet kosovare po korrin suksese të qenësishme në botë. Nën shembullin e Majlinda Kelmendit po vazhdojnë edhe koleget e saj në këtë sport, elitar për Kosovën.