Transmetuar më 24-07-2021, 00:54

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që të mbrohet në liri.

Gjyqtari francez ka shpërfillur garancinë e ofruar nga dy shtete për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Në vendimin e tij, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtësit ligjorë të Thaçit që parashtrimet në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtrimet e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Në to, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

Paraprakisht thuhet se garancitë janë dhënë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ai turk, Rexhep Taip Erdogan.