Transmetuar më 23-07-2021, 22:36

Një vajzë 13-vjeçare është përballur me një eksperiencë aspak të këndshme, teksa ishte duke u argëtuar në një kënd lojërash me miqtë e saj.

Ajo sapo kishte hipur në një makineri gjigante lojërash, kur një pulëbardhë, vjen me shpejtësi dhe i qëndron në qafë.

E mitura shokohet, por reagon menjëherë, duke e kapur pulëbardhën dhe duke e hedhur pas krahëve.

Më pas ajo shijon xhiron e frikshme, që jo të gjithë mund ta bëjnë, pasi shumë prej njerëzve e quajnë të rrezikshme.

13-vjeçarja tha:

“E dija që në atë moment nuk kishte kthim prapa. Nuk dija se çfarë të bëja, sepse ndërkohë ishim duke lëvizur, kështu që e kapa pulëbardhën dhe e hodha pas krahëve.”

Më poshtë pamjet: