Transmetuar më 23-07-2021, 20:23

Epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti e konsideron të paarsyeshme ndalimin e lëvizjes gjatë natës, si masë mbrojtëse kundër përhapjes së Covid 19.

Për shumë arsye, kjo fashë orare nuk duhet të jetë, thotë Alimehmeti.

Ndër të tjerë, është cenim i të drejtave të njeriut, thotë ai.

“Nuk mund t’i them dikujt pse dua të dal në 4 të mëngjesit. Dua të dal se është e drejta e ime, e zemë. Ndërkohë që, të pish kafen, të pish birrën, etj., është një kënaqësi, nuk hyn te të drejtat themelore.

Por, lëvizja e lirë midis 12 të natës dhe 6 të mëngjesit, kur aktivitetet janë mbyllur. Sa njerëz lëvizin në të gjithë Shqipërinë në këtë orar? Nëse janë më mijëra të mbledhur gjithë paraditen, gjithë pasditen e gjithë darkën, nuk bën sens”.

Aktivitetet janë temë tjetër, që duan studim më vetë, shpjegon mjeku.

“Tjetër diskutim është çështja e aktiviteteve. Duhet studim, a ka vatra në këto ambiente? Lëvizja e lirë, është dhe një e drejtë themelore për të gjithë.

Janë tjetër gjë aktivitetet argëtuese, për të cilat ka një diskutim shumë të gjerë. Edhe po të ketë grumbullim gjatë natës, bie në sy menjëherë”, tha Alimehmeti në Top Talk.