Transmetuar më 23-07-2021, 19:05

Një përdorues i rrjetit TikTok, i cili e quan veten si “Udhëtari i kohës”, deklaron se alienët do të vijnë në Tokë, në maj të vitit 2022.

Pretendimi i tij, është publikuar nga tabloidi i njohur britanik, “The Sun”.

Sipas tij, në Tokë do të zbarkojnë alienë mbi 2 metra të gjatë por që do të vijnë në paqe.

Përdoruesi i TikTok, ‘Futuretimetraveller’, pretendon se ardhja e tyre do të çonte në një tension me SHBA-në.

Ai shton se ka shumë alienë të ndryshëm dhe në të ardhmen ata do të jetojnë si banorë të Tokës.

Ky parashikim vjen vetëm disa ditë pasi një tjetër “udhëtar kohe” i Tik Tok parashikoi një tërmet, më i madhi që ka parë bota, që sipas tij prezupozohet të jetë në Kaliforni brenda 3 vitesh.

Megjithatë, këto parashikime, sikurse edhe të tjera para tyre, janë të pabaza dhe autoritet amerikane kanë këshilluar që asgjë të mos merret seriozisht.