Transmetuar më 23-07-2021, 17:08

Memphis Depay thotë se të luajturit me Lionel Messi do të jetë plotësimi i një ëndrre.

Gjatë prezantimit te Barcelona, sulmuesi hollandez u shpreh i privilegjuar që do të ketë shansin të luajë me lojtarin më të mirë në botë.

Depay tha se mezi pret të takohet me njeriun që frymëzoi Argjentinën drejt lavdisë në “Copa America”, në fillim të këtij muaji:

Barcelona reach agreement with Lyon star Memphis Depay

"Ai është një legjendë, lojtari më i mirë në botë. Ju e patë atë që bëri në ‘Copa America’. Mezi po pres të luaj me të, cilësia e tij është e padyshimtë. Unë duhet të bëj vrapimet e mia dhe e di se topi do të vijë. Për shkak se ai ka shumë cilësi, mund të bëjë gjithçka me topin. Unë mendoj se të gjithë në botë do të donin të luanin me dikë si Messi.

Dje vizitova muzeun e Barcelonës dhe pashë të gjitha çmimet e “Topit të Artë”. Ndoshta Messi po pret të fitojë edhe një tjetër. Do të jetë ëndërr për mua të luaj përkrah tij".

Po çfarë do t’i sjellë Depay skuadrës katalanase? CV e tij flet qartë. Hollandezi e filloi karrierën te PSV më 2011, para se të bashkohej me Manchester United katër vite më vonë, por zgjati vetëm dy sezone në “Old Trafford”. Më pas u shit te Lyon, prej nga mbërrin falas në “Camp Nou”, si lojtar i lirë.