Transmetuar më 23-07-2021, 17:50

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara, e enjte 00.00 deri 24.00 janë kryer 2377 tamponë PCR dhe rapid teste në shtet dhe privat. Nga këto janë evidentuar 32 raste të reja.

Të infektuarit e fundit që u shtohen 232 të mëparshmëve janë nga këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      32

Të shëruar në 24 orë     9

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2377

Testime totale             871,199

Raste pozitive             132,828

Raste të shëruara       130,118

Raste Aktive                       254

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99

Vlorë                25

Elbasan            24

Durrës              23

Kukës                21

Lezhë               16

Shkodër           14

Fier                   14

Berat  11

Korçë                6

Gjirokastër        1

Një ditë më parë u raportuan 3348 testime që nxorën 34 raste të reja në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar. /noa.al