Transmetuar më 23-07-2021, 14:21

Mund të ketë qenë ndonjë sëmundje, që e bëri Margherita Beccegato të humbasë kontrollin e makinës.

Po flasim për nënën 87-vjeçare të ish-mbrojtësit të shquar italian, Billy Costacurta.

E moshuara përfundoi duke u përplasur me portën kryesore të një kompanie private në Varese, Itali.

Aksidenti, i cili ndodhi këtë mëngjes, rreth orës 09:30, i kushtoi gruas jetën, sepse vdiq menjëherë nga përplasja e makinës së saj të vogël.

Zjarrfikësit, karabinierët, së bashku me policinë lokale ndërhynë në vend, por për zonjën Beccegato nuk kishte asgjë për të bërë.

Tani do të kryhen të gjitha hetimet e nevojshme, ndërsa ish-futbollisti duhet t’i japë lamtumirën e hidhur asaj që e solli në jetë.