Transmetuar më 23-07-2021, 12:53

"Rinovimi i Messit? Ju së shpejti do të merrni lajmet që të gjithë po presin". Gjatë prezantimit të Memphis Depay, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, gjithashtu foli për rinovimin e Leo Messit.

Kontrata e kampionit argjentinas skadoi më 30 qershor. Nga ai moment nuk ka pasur njoftim për rinovim të tij.

Presidenti i klubit katalanas, gjithsesi thotë se është optimist.

Messi to miss Barcelona's last game of the season with future undecided | Goal.com

"Unë nuk mund të hyj në detajet e negociatave, të cilat po përparojnë me mirëkuptim. Palët po punojnë në drejtimin e duhur, për t’u kënaqur reciprokisht".

Laporta kërkon ndihmë nga La Liga: "Ne duhet të ndjekim rregullat, por kemi besim se mund ta konfirmojmë Messin ose duke zvogëluar kuotën e pagave, ose me ndonjë formulë që është e pranueshme për La Liga-n. Leo gjithmonë ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Barça".