Transmetuar më 22-07-2021, 23:30

Gjendet çifti francez që kishte humbur gjatë ditës së sotme në pyllin e Llogorasë.

Mësohet se pas 6 orë kërkime, çifti është gjetur në afërsi të gjirit të Gramës.

Sipas policisë dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, por pa ushqim dhe ujë.

Çifti francez ishin nisur sot paradite nëpërmjet shtigjeve të pyllit të Llogorasë duke u ngjitur Karaburunit për të zbritur në gjirin e Gramës.