Transmetuar më 22-07-2021, 21:21

Një ‘stuhi’ tërmetesh e kanë goditur Greqinë këtë verë. Pothuaj çdo ditë bien tërmete. Ndryshon vetëm pozicioni.

I fundit i sotmi ishte me magnitudë 4.4 e shkallës Richter ka tronditur Greqinë pasditen e sotme.

Epiqendra e tërmetit ishte në Janinë, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Gjirokastrës.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme materiale.