Transmetuar më 22-07-2021, 19:35

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Suharekë-Duhël.

Dy automjete janë përfshirë në aksident dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Këta të fundit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Në ora 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë segmentin Suharekë-Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.

Nga ana e autoriteteve policore po punohet për shkaqet e aksidentit./noa.al/