Transmetuar më 21-07-2021, 21:03

Mund të quhet historike, edhe pse nuk po flasim për një ndeshje zyrtare, por miqësore. Rey Manaj bëhet shqiptari i parë që shënon gol me ekipin e parë të Barcelonës. Nuk po flasim për një gol, por tre të tillë, “hat-trick” që sulmuesi ynë i kombëtares do ta mbajë mend gjatë. Ndoshta do t’i hapë më shumë dyert për të qenë nën urdhërat e Ronaldo Koeman në vazhdim, pasi bëri paraqitje mbresëlënëse edhe te BarceloNa B, sezonin e kaluar.

Barcelona 4-0 Nàstic: resumen, goles y resultado del partido

Ndodhi pikërisht sonte, në ndeshjen përgatitore parasezonale mes Barcelonës dhe Gimnàstic, e luajtur në “Estadi Johan Cruyff”. Katalanasit fituan me “poker”, 4-0, por tre nga golat mbajnë firmën e shqiptarit, përkatësisht në 80’, 86’ dhe 90’.