Transmetuar më 21-07-2021, 21:05

Makina devijon nga rruga dhe përplaset në anë të saj në aksin Elbasan-Cërrik

Nga kjo përplasje nuk ka pasur dëme në njerëz por dëme materiale. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Thanë.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, nga ky aksident nuk ka pasur viktima në njerëz dhe as të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.