Transmetuar më 21-07-2021, 20:31

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj bëhet me skuadër të re.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar me Nizhny Novgorod, klub që luan në Ligën Premier të Rusisë.

Ky është një rikthim për Bekim Balajn në Rusi, pasi më parë ka luajtur me Akhmat Grozny dhe e njeh shumë mirë futbollin në Rusi.

"Ky është një kampionat shumë i fortë, interesant dhe pa hezitim, vendosa të kthehem përsëri”, ka thënë Balaj pas zyrtarizimit.

Sulmuesi shtatlart ka luajtur për Tiranën, Sparta Pragën, Genclerbirligi dhe Rijekën, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Sturm Graz.