Transmetuar më 21-07-2021, 18:43

I mashtruan duke i  injektuar ujë në vend të vaksinës edhe pse ata kishin paguar deri në 100 euro për një dozë.

Rasti u zbulua në Ugandë. Mbi 800 persona raportohet se kanë marrë vaksina false kundër covid, ndërsa në mashtrim rezulton se janë përfshirë mjekë dhe punonjës shëndetësorë.

Qytetarët u mashtruan në maj dhe qershor, ku në vend të vaksinës, moren injeksione me ujë.

Një zyrtar i lartë tha se ata që u mashtruan nuk duhet të shqetësoheshin pasi dozat nuk përmbanin asgjë të rrezikshme.

"Disa individë të paskrupullt me ??synime për të bërë para, mashtruan qytetarët" i tha AFP Dr Warren Naamara.

"Ne kemi arrestuar dy punonjës mjekësorë, ndërsa një mjek është në arrati."

Sipas mediave, qytetarët e mashtruar paguan nga 20-100 euro për vaksinat me ujë.