Transmetuar më 21-07-2021, 17:44

Një 67-vjeçar me iniciale XH.K. është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Golemit teksa ka qenë duke u larë në det.

Policia njofton se tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.