Transmetuar më 21-07-2021, 16:26

Elisabetta Canalis është afër 3.000.000 ndjekësve në Instagram. Ish showgirl-i i “Striscia la Notizia”, mbase më e famshmja ndër velinat e lajmeve të njohura satirike, me gjasë vendosi ta arrijë këtë qëllim ambicioz sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë postoi një foto, që i “vuri flakën” faqes së saj në Instagram.

Ndjekësit e shumtë patën mundësinë ta shohin bukuroshen italiane vetëm mbathje dhe një kapele. Canalis u fotografua në një çati shtëpie, thuajse e zhveshur tërësisht. Nëse qëllimi i saj ishte të mblidhte sa më shumë “like”, mund të themi se showgirl-i italian ka pasur sukses të plotë. Në fakt, fotoja ka marrë pothuajse 200.000 pëlqime në pak kohë.