Transmetuar më 21-07-2021, 15:14

Gjatë këtyre ditëve mund të shihni disa nga jahtet më ekskluzivë në botë nëpër plazhet e luskit. Sidomos në Majorka. Sportistët, manjatët, yjet e filmit ose idhujt muzikorë shijojnë ujërat e pakrahasueshëm të Mesdheut në periudhën e verës, në bordin e jahteve më modernë dhe luksozë që mund të gjenden sot.

Javët e fundit kemi qenë në gjendje t’i shohim në lundrim të gjitha llojet, të tillë si ato të Cristiano Ronaldo apo Rafa Nadal. Ditët e fundit u fotografua në Majorka jahti “Venus”, i projektuar në vitin 2009 nga Steve Jobs. Ai është stacionuar në plazhin e Majorka së bashku me projektuesin dhe arkitektin Philippe Starck.

Sigurisht, jahti me linja avangarde, të bëra prej çeliku dhe alumini, mbeten pronë e familjes dhe Laurene Powell, e veja e themeluesit të Apple. Është pikërisht ajo, që e menaxhon jahtin luksoz. I vlerësuar me pak më shumë se 90 milionë euro, ky jaht është një nga anijet më teknologjike në botë.

Jahti, i pagëzuar me emrin e perëndeshës romake të dashurisë, është i gjatë 78 metra, me kapacitet për 12 pasagjerë dhe 22 anëtarë të ekuipazhit. Thjesht mbetet një mister i vërtetë, pasi kurrë nuk ka rrjedhur qoftë edhe një foto nga brendësia e tij, sipas dëshirës së shprehur nga Steve Jobs.