Transmetuar më 21-07-2021, 14:17

Secili komandant ka ushtarin e tij të besuar, atë që do dëshironte ta kishte me vete në vijën e frontit edhe në betejën më të komplikuar. Maurizio Sarri arriti te Lazio dhe ndër kërkesat e para të bëra drejtuesve ishte transferimi i Elseid Hysaj. Shqiptari, pasi ka përfunduar përvojën e gjatë te Napoli, ka zbarkuar në kryeqytet për të filluar një aventurë të re. Në fakt, ajo këngë, “Bella Ciao”, që këndoi në prezantimin para shokëve të rinj bardhekaltër, i shkaktoi probleme të shumta në dy ditët e fundit.

New Lazio Signing Elseid Hysaj Branded A 'Worm' By Club Ultras

Ultrasit e Lazio shkuan deri në hotel për t’i kërkuar llogari, tentuan përplasjen fizike me shqiptarin. Pastaj, gjatë natës, shpalosën në një vend të dukshëm të Romës parullën: “Hysaj o krimb, Lazio është fashiste!” Reagimet nga të gjitha anët ishin në mbrojtje  të futbollistit. Sot, situata për të ka qenë më e qetë, pasi shënoi edhe gol në miqësoren e së martës.

Lazio është ndalesa e pestë e një karriere që filloi pak rastësisht, tek Empoli. Roli i babait, Gzimit, është thelbësor. Ai mbërriti në Itali në bordin e një gomoneje, për t’i dhënë një jetë më të mirë familjes. Përveshi mëngët dhe nuk u dorëzua kurrë. Ai filloi të punojë si murator, por fati kishte menduar më shumë për familjen “Hysaj”.

Positano Notizie - Hysaj, il terzino del Napoli sfreccia per Positano a bordo della sua nuova Lamborghini

Gëzimi u thirr të restaurojë shtëpinë e Marco Piccioli, një agjent futbolli. Babai i Hysajt arrin t’i marrë një premtim atij: Djali do të bëjë audicion te një klub Italian futbolli. “A mund të më ndihmoni?" – e pyeti menaxherin. Përgjigja ishte: “Po, por duhet të presim. Djali duhet të rritet, më telefononi përsëri kur të bëhet 14 vjeç". Empoli besoi tek vlerat e tij, pjesa tjetër është histori.

Familja luan një rol jetësor në jetën (dhe karrierën) e Hysajt. Së pari, babai Gëzim, pastaj gruaja e tij, Florenca. "E pikasa atë në shkollë, por për puthjen e parë më duhej të prisja pak. Nuk ka flirte tek ne, një marrëdhënia ishte një çështje serioze", – shpjegon nënshkrimi i ri i Lazio. Të dy shqiptarë, të dy takohen për herë të parë në Empoli. Ai është një futbollist që lulëzon, i cili ende nuk kishte gjetur sukses në Itali. Ajo është një bukuroshe, e destinuar të bëhej “Mis Shqipëria” disa vite më vonë.

Fiorenza Lekstakaj & Elseid Hysaj | Wedding dresses lace, Wedding dresses, Bride

Është motra e saj, Klevida, që e regjistron në konkursin e bukurisë, sepse modelimi dhe puna në botën e argëtimit nuk ishte në planet e Florencës. Në fakt, më pas zgjodhi më mirë të jetë nënë e përkushtuar. Po, sepse marrëdhënia mes të dyve, e zyrtarizuar me martesën në qershor 2019, arriti pikën më të lartë me lindjen e djalit të tyre, Elisit të vogël. “Bota ime”, – shkruan babai, Elseid, i emocionuar pranë fotos së fëmijës.

Dashuria për familjen dhe pasioni për vendin e tij, Shqipërinë, spikasin në karakterin e Hysajt. Por jo vetëm. Profili i tij në Instagram tregon qartë një lloj "fiksimi" të futbollistit për makinat luksoze. Shpesh dhe me dëshirë, Elseid zgjedh të ndajë me ndjekësit e tij disa shkrepje, që e portretizojnë atë në shalën e "krijesave" luksoze. “Lamborghini Huracan” është blerja më e fundit. Hysaj zgjodhi t’ia dhurojë vetes atë makinë të shtrenjtë pas fitores së Napolit kundër Udinese.

Video/ Dasma e Hysajt në kalanë e Rozafës, shikoni si shkëlqen mbrojtësi me nusen në skenë

Koleksioni në të vërtetë mburret me makina të tjera. Të gjitha të një niveli të caktuar dhe të gjitha "të përkëdhelura" sikur të ishin vajza bukuroshe. Aty bëjnë pjesë “Porsche 911 Turbo”, “Jeep Wrangler” dhe “Audi S8”. Në bordin e makinave të tij ose në fushë, Hysaj nuk mund ta ndalë shpejtësinë. Pasi ka mbërritur te Lazio me dinakëri, lojtari është i gatshëm të luftojë përsëri për të kapur formacionin titullar. Gjithmonë në nxitim, gjithmonë me një grup të madh njerëzish, të gatshëm për ta brohoritur. Gjithmonë me Sarrin në komandë…