Transmetuar më 21-07-2021, 13:51

Robert Lewandowski po shijon ditët e tij të mbetura të pushimeve, para se të bashkohet me Bayern Munich për një sezon emocionues, me një trajner të ri. Ndërsa thashethemet për një largim të mundshwm nga bavarezwt zhurmojnë, ai vazhdon me përgatitjen e tij dhe mënyrën e shëndetshme të jetesës, duke u mburrur me gruan e tij “akrobate”. Postimet e fundit të të dyve kanë pasur ndjekws tw shumtw e kureshtarw, pasi sulmuesi polak dhe Anna shfaqen duke praktikuar akrojoga, një disiplinë që kombinon akrobacinw me yoga.

"Akrojoga në mëngjes", – shkroi futbollisti për të shoqëruar një fotografi, në të cilën ai shfaqet në një plazh idilik, i shtrirë në rërë dhe duke mbajtur gruan e tij me duar e këmbë. Gruaja e tij, gjithashtu dëshironte të tregonte disa nga pozicionet e saj në Instagram. Në rastin e saj ajo zgjodhi një pozicion edhe më të vështirë, por edhe më romantik. Në të shihet Lewandowski i ulur, qw mban Ana në një pozicion të përmbysur, ndërsa ata i japin njëri-tjetrit një puthje të bukur dhe shumë të veçantë.

Robert dhe Anna nuk kanë ndaluar së marruri me sport që kur arritën në brigjet e Detit Mesdhe, pas eliminimit të Polonisë në Kampionatin Europian. Duhet të mbahet mend se Lewandowski bleu një shtëpi në Majorka dhe aty është zhvendosur me familjen e tij të bukur. Ata kanë përfituar nga ditët e tyre të pushimeve për të drekuar në disa nga restorantet më të mira në zonë, për të bërë udhëtime me biçikleta dhe madje edhe praktikuar sporte të tjera veç e veç.