Transmetuar më 21-07-2021, 11:31

Luis Figo ka folur në lidhje me audiot e diskutueshme të Florentino Pérez, të botuara nga “El Confidencial” në të cilat presidenti i Real Madridit sulmoi portugezin për kohën e tij si futbollist i bardhë. "Në një bisedë private mund të shfaqen shprehje jashtë kontekstit. Unë kam folur me të, Perez e ka justifikuar veten dhe çështja është mbyllur", – tha Figo të martën, i cili ishte në Tel Aviv për të luajtur “El Clasico” kundër veteranëve të Barcelonës, e cila përfundoi mbrëmë me 2-3 për Real Madrid.

Florentino on how he convinced Figo: It was like ripping out a heart |  MARCA in English

Figo ishte një nga pjesëmarrësit dhe donte të kthente faqen kur u pyet për audio-regjistrimet, në të cilat Florentino Perez iu referua vitit 2006, pas largimit të tij nga karrigia presidenciale. Në to, ai akuzoi drejtpërdrejt ish-futbollistin portugez: “Figo është ai që trazon dhomën e zhveshjes. Ai është një bir kur*e si Raúl. Dy më të këqijtë kanë qenë Figo dhe Raúl. Figo u bë mik i ngushtë i Raul dhe të dy, bashkë me Hierro, administruan skuadrën”.