Transmetuar më 21-07-2021, 10:38

Boca barazoi 0-0 me Atletico Mineiro në Brazil, të hënën, që do të thotë se dy ndeshjet e 1/8 finale të “Copa Libertadores” nuk siguruan dot një fitues (edhe ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola). Për pasojë u desh goditja e penalltive, prej nga dolën të mundur argjentinasit.

Boca Juniors shpërtheu pas një vendimi të diskutueshëm të VAR-it, që iu anuloi një gol në fundin e kohës së rregullt për “offside”. Zemërimi për shkak të eliminimit nga kompeticioni çuan në skena të shëmtuara pas ndeshjes, në tunelin e stadiumit dhe dhomat e zhveshjes. Lojtarët e Boca u përpoqën të kishin akses në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve dhe të Mineiro, por u përplasën me sigurinë dhe policinë.

Videoja e parë tregon Carlos Izquierdoz dhe Marcos Rojo, që dyshohet se po sulmojnë forcat e sigurisë, duke përdorur edhe një fikëse zjarri:

Lojtarët e Boca më pas u filmuan duke u përpjekur të futeshin në dhomën e zhveshjes së Mineiro:

Një lojtar më pas mori një kangjellë metalike dhe u përpoq ta hidhte nga forcat e sigurisë, përpara se të ndalohej nga shokët e tij të skuadrës. Ndërkohë, situate ishte mjaft e nderë, një luftë e vërtetë:

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo, u pa teksa përdorte një fikëse zjarri për të goditur dikë, ndërsa lojtarët u përleshën me policinë:

Më vonë, lojtari i Minero Savio postoi diçka në rrjetet sociale për të treguar dëmtimin e marrë gjatë skenave të shëmtuara:

Sipas raporteve, tetë anëtarë të delegacionit të Boca u arrestuan, ku përfshihen disa drejtorë. Pjesa tjetër e njerëzve në delegacionin e klubit argjentinas refuzuan të largoheshin nga stadiumi derisa të gjithë të liroheshin. Besohet se të gjithë shkuan në stacionin e policisë, pasi ambasadori i Argjentinës ndërhyri në “Belo Horizonte” për të ndaluar arrestimin e pjesëtarëve të Boca Juniors.