Transmetuar më 21-07-2021, 10:10

Vitet kalojnë, por asgjë nuk ndryshon në talentin e tyre. Ronaldinho dhuroi momente magjike, ndërsa Luis Figo u vërshëllye nga tifozët, shumica e të cilëve ishin me Blaugrana-t në tribunat e “Bloomfield Stadium”. Ishte hera e parë që portugezi matej me “Barça Legends”, duke veshur fanellën e Real Madridit, por tifozët katalanas donin ta kujtonin se koha, në rastin e tij, nuk i shëron plagët.

Në fushë kishte ish-futbollistë të tjerë (që kanë luajtur me të duja skuadrat) si Javier Saviola, Miquel Soler, në anën e Barcelonës, apo Alfonso Pérez dhe Luis Milla në anën e Real Madridit, por portugezi do të jetë futbollisti më i urryer në historinë e Barçës, përgjithmonë. Një tradhtar! Ashtu si Ronaldinho do të jetë, pa marrë parasysh sa kilogramë shtesë ka tashmë, magjistari i futbollit për shkak të cilësisë dhe karizmës. Një idhull.

Real Madrid News: Real Madrid secure thrilling triumph over Barcelona in Clasico Legends match | Marca

Kjo është mënyra se si mund të përmblidhet sfida mes legjendave të Barçës dhe Real Madridit, e cila përfundoi me fitoren 3-2 të të bardhëve. Pavarësisht nga disfata, Ronaldinho mori vëmendjen kryesore me buzëqeshjen e tij, lehtësinë për të luajtur futboll dhe efikasitetin e tij. Ivan Campo dhe Fernando Sanz do të kenë përsëri makthe me brazilianin.

2-3: Real Madrid claim spoils in legends' El Clásico in Tel Aviv | Real Madrid CF

Me më pak shpejtësi sesa në vitet e tyre në fushë, legjendat Blaugrana dëshmuan cilësinë e tyre. Rivaldo, me lëvizjet e tij klasike; Deco me vizionin e lojës; Goikoetxea me thellësinë… Real Madrid e ktheu rezultatin në favor me hyrjen e Munitis, që ishte mjaft aktiv. Cantabrian-i shënoi dhe ndihmoi Alfonso që ta përmbyste disavantazhin në vetëm tri minuta, megjithëse e përfundoi ndeshjen i dëmtuar.