Transmetuar më 21-07-2021, 09:31

Mediat italiane shkruajnë se Federata Hollandeze e Futbollit kontaktoi me Antonio Conte, ish-trajnerin e Interit kampion, për të negociuar me të mbi drejtimin e kombëtares portokalli. Conte aktualisht është i lirë, pasi kontrata e tij me zikaltrit u ndërpre me pëlqimin e ndërsjellë, pavarësisht fitimit të titullit në Serie A. Si pjesë e marrëveshjes, ai nuk mund të bashkohet me një klub tjetër të Serie A deri në fund të sezonit 2021-2022.

Euro 2020: Netherlands' Ones to Watch Ahead of the Summer | 90min

Sipas faqes së internetit "Football Italia", emri i Antonio Conte u lidh me PSG, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Real Madrid gjatë verës, por nuk u finalizua asnjë nga këto skenarë. E fundit në radhë që interesohet për shërbimet e tij është Federata Hollandeze e Futbollit, me synimin për t’ia besuar atij drejtimin e kombëtares, pas dështimit në “Euro 2020”. Trajneri italian po mendohet, paras se të kthejë një përgjigje.

Frank de Boer u eliminua herët në Europianin e kësaj vere dhe, pas kritikave të ashpra, dha dorëheqjen nga posti që mbante prej shtatorit 2020. Stoli i “tulipanëve” është bosh, ndërsa trajneri i ri duhet emëruar sa më shpejt, sepse në shtator rifillojnë kualifikueset për në Botërorin e Katarit.