Transmetuar më 19-07-2021, 22:35

Gjermania u godit nga vërshime të shumta gjatë kësaj jave.

Deri më tani kanë vdekur afër 200 persona e shumë të tjerë vazhdojnë të mbeten ende të zhdukur.

Në mesin e qindra viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani është edhe një çift shqiptar nga Kosova dhe një vajzë tjetër e identifikuar me emrin Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku.

Gazetari i “ABC” Simon Shkreli ka siguruar një video të momentit kur një shqiptar arrin që bashkë me kolegun e tij që po udhëtonin me kamion të shpëtojnë një gjerman.

Në video, shqiptari i kthyer në hero, Renato Temali nga Shkodra që jeton dhe punon në Gjermani ka qenë duke u kthyer nga puna kur kanë parë një person që ndodhej brenda një makine e cila ishte mbuluar nga vërshimi i ujit nga përmbytjet.

Sikur duket edhe nga video, Temali ka dalë nga kamioni duke hipur mbi kabinën e makinës së ishte mbuluar nga uji dhe me një kaçavidë ka thyer xhamin e derës së shoferit për të shpëtuar drejtuesin e makinës që ishte mbuluar nga vërshimi.

Më poshtë pamjet: