Transmetuar më 19-07-2021, 21:31

Gjermania u godit nga vërshime të shumta gjatë kësaj jave.

Nga përmbytjet pati jetë të humbura, shumë të zhdukur por edhe dëme materiale.

Mediat nga Kosova njoftojnë se një vajzë ka humbur jetën si pasojë e vërshimeve.

Bëhet fjalë për një vajzë të re të identifikuar me emrin Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.

Dje u raportua edhe për vdekjen e një çifti po nga Kosova, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Deri më tani në Gjermani kanë vdekur afër 200 persona e shumë të tjerë vazhdojnë të mbeten ende të zhdukur.