Transmetuar më 19-07-2021, 20:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marbella të Spanjës.

Një person, është futur me makinën e tij në një bar, duke plagosur 10 persona.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihen njerëz të lënduar të shtrirë përtokë, ndërsa shoferi, shfaqet brenda makinës i tronditur.

Incidenti ka ndodhur në orët e pasdites e në ato momente kalimtarët e klientët në bar kanë qenë të shumtë.

Të lënduarit janë duke u transportuar për në spital, e nga raportimet paraprake, thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Shoferi që shkaktoi aksidentin është identifikuar si një 30-vjeçar spanjoll.

Sipas raportimeve, ai vuante nga problemi i shëndetit mendor, ndërsa makinën, ia kishte marrë fshehurazi prindërve.