Transmetuar më 19-07-2021, 19:40

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka përcjellë urimin për të gjithë besimtaret me rastin e Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, Spahiu thotë se në këtë festë, duhet treguar solidaritet me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Ndër të tjera kreu i KMSH-së thekson se ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

“Therni Kurbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti. Kurbani është mesazh paqeje, përhapeni atë. Kurbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata”, thekson kryetari i KMSH, Spahiu.