Transmetuar më 19-07-2021, 16:49

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3439 testime, 7 të shëruar dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki:

Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3439

Testime totale 859,432

Raste pozitive 132,697

Raste të shëruara 130,081

Raste Aktive 160

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65

Vlorë 17

Elbasan 17

Fier 14

Durrës 13

Shkodër 12

Lezhë 10

Korçë 6

Kukës 5

Gjirokastër 1