Transmetuar më 18-07-2021, 23:15

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka bërë një reagim me tone të forta, pasi Parkun Kombëtar Arkeologjik i Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek.

I indinjuar Binaj e ka quajtur një skandal, teksa thotë se “tradhtarët” që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë vijojnë t’i bëjnë dëm vendit.

Ai ndër të tjera me ironi shkruan se tani duhet të ndërhyjnë  hakerat për të ndryshuar këtë, sepse sipas tij qeveria është e zënë dhe do të mbajë klikimet që ka.

Postimi i Florian Binaj në Instagram:

“SKANDAL!!!Vazhdojnë tradhtarêt të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për t’i bërë dem Shqipërisë, shqiptarëve dhe trashgimisë tonë kulturore… Parkun kombëtar arkeologjik të Amantias në faqen zyrtare, e kanë quajtur qytet grek…O Zgarbista të ndyrë!!!!!! Taksirat i hackerave të ndërhyjë se qeveria e ka mëndjen te mbajë klikimet meqë s’ja del dot me premtimet!”

Ky postim është komentuar edhe nga gazetari Marin Mema i cili i shkruan:

"Ja pra vëlla që të shiturit i kemi këtu! Nuk po them ndonjë fjalë tjetër se po më vijnë shumë bashkëtingëllore në kokë!".