Transmetuar më 18-07-2021, 01:06

Një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës kombëtare, Bypassi i Vlorës është hapur provizorisht për të lehtësuar sado pak trafikun rrugor të sezonit turistik.

Noa.al ju sjell pamje nga ky aks i ri panoramik i cili shmang trafikun brenda në qytetin e Vlorës.

Ky bajpas i ri u mundëson udhëtarëve që nuk kanë destinacion Vlorën, një udhëtim më komod dhe më të shkurtër drejt rivierës Joniane.

Megjithatë aktualisht është hapur vetëm një pjesë e rrugës ku kalimi bëhet për të dy kahet e lëvizjes së automjeteve.

"Nga kjo fundjavë bajpasi është një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar", thotë kryeministri Edi Rama.

Bajpasi nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin.