Transmetuar më 17-07-2021, 23:07

Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku tregon momentin, kur 52-vjeçarja kroate, Nevenka Margeta, u rrah brutalisht nga një person i panjohur.

Gruaja ka në pronësi një restorant, e aty, personi i panjohur u fut dhe kërkoi një gotë ujë.

Duke qenë se restoranti nuk ishte hapur ende, gruaja, nuk ia ofroi këtë shërbim.

“Refuzimin”, i riu nuk e ka pritur shumë mirë, pasi brutalisht ka goditur me shishe në kokë 52-vjeçaren dhe ka nisur ta grushtojë në pjesët e trupit.

I gjithë momenti është fiksuar nga një kamera sigurie, ndërsa bashkëshorti i gruas, ka ofruar shpërblim në atë që ofron informacion në lidhje me autorin.

Më poshtë pamjet: