Transmetuar më 17-07-2021, 21:57

Një çift në Rusi pretendojnë se janë mbajtur për më shumë se 5 ditë të ngjitur në një pemë e pa ushqim, duke u fshehur nga një ari që kërkonte t’i hante. Anton e Nina Bogdanov po shëtisnin në parkun natyror Banniye në lindje të Rusisë, kur dhe nisi makthi i tyre.

Çifti i martuar dëshironin të kalonin një natë në park por makina e tyre Mitsubishi u bllokua në baltën e thellë pranë burimeve nëntokësore në Kamchatka, tregon Nina.

Vendi nuk kishte mbulim të rrjetit celular dhe ata qëndruan një natë në makinë, para se të ecnin drejt kampit të turistëve për të kërkuar ndihmë për mjetin e bllokuar.

Por gjatë rrugës ata kuptuan se një bishë e madhe u ishte vënë pas.

Dyshja e përlotur ishin ndihmuar nga kujdestarët e zonës pyjore, duke i dhënë fund makthit të tyre.

Në rajonin e pyjeve piktoreske të Kamchatka janë regjistruar katër sulme nga arinjtë vitin që shkoi.

Zona ka rreth 23,000 arinj të egër, që janë popullata më e madhe e predatorëve në Rusi.