Transmetuar më 17-07-2021, 15:22

Kryeministri Edi Rama u shfaq pasdrekën e sotme në Vlorë duke mbledhur ca plehra që njerëzit kishin hedhur në një mjedis publik për aktivitete sportive në natyrë.

"Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por edhe një bashki.

Në radhë të parë ata që vijnë dhe luajnë këtu, bëjnë mirë të vijnë ti mbledhin dhe mos i hedhin.

Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë të vijnë ta pastrojnë këtë përpara se të lindë dielli me qëllim që njerëzit që kalojnë anash, shqiptarë e të huaj të mos shohin këto pamje që janë për turp", thotë Rama në filmimin që noa.al ju sjell më poshtë.

Ndërkohë kanë reaguar qytetarët në rrjetet sociale. Ata i kujtojnë Ramës se plehrat me shumicë gjenden në Durrës dhe plazhet e tij dhe jo në Vlorë. Ata i bëjnë thirrje Ramës të shkojë të pastrojë atje plehërllëkun e madh që ka shumë ditë ashtu.

"Nise me Durrësin që vjen era kërrmë e pastaj me qytetet e tjera dhe në fund me Vlorën", thotë një ndjekës.

Kurse një tjetër ja pret: "Të shkoi jeta duke mbledhur plehra, disa i ke futur në Parlament dhe në administratë. Këto që po mbledh sot futi në kosh të paktën 😂".