Transmetuar më 16-07-2021, 21:10

Simpsons janë të njohur në televizion prej më shumë se tre dekadash dhe disa herë kanë ”parashikuar ” ngjarje të ndryshme të vogla dhe të mëdha, duke e lënë audiencën pa fjalë.

Dhe së fundmi është koha për të shtuar një tjetër.

Bëhet fjalë për udhëtimin e Richard Branson, të cilët krijuesit e Simpson e parashikuan shtatë vjetë më parë.

Miliardieri dhe themeluesi i Virgin Galactic bëri ëndrrën e tij të madhe më 11 korrik 2021.

Brunson u bë miliarderi i parë që udhëtoi me anijen e tij në hapësirë.

Fluturimi historik VSS Unity u transmetua drejtpërdrejt dhe Branson dhe pesë anëtarë të tjerë të ekuipazhit kaluan disa minuta në hapësirë.

Ai e përshkroi udhëtimin si ”një përvojën më unike të një jete të tërë “.

Por krijuesit e Simpson,e kishin parashikuar këtë udhëtim në një episod të vitit 2014 me titull: “L.ufta e Artit” ku bosi i Virgin është duke udhëtuar në hapësirë!

Virgin Atlantic shpërndau fotografinë përkatëse në Twitter me shkrimin: ” Simpsons e parashikuan atë…”