Transmetuar më 16-07-2021, 20:43

Dy motra binjake 25-vjeçare Venessa dhe Kerissa, në SHBA, të cilat punojnë si trajnere personale, kanë ndarë dhe bërë çdo gjë bashkë.

Kur një mikeshë e përbashkët i njohu me dy beqarë, ato ranë në dashuri në të njëjtën kohë, diçka që nuk prisnin të ndodhte.

Motrat u takuan me 29-vjeçarët Jacob dhe Lucas Sealby në qershor të vitit të kaluar në qytetin e tyre të lindjes, Medford, Oregon, SHBA dhe që të dy po vëllezër binjakë.

Pas takimit të tyre të parë të dyfishtë, ranë dakord se ishte dashuri me shikim të parë.

Dhe më vonë, ata filluan të dilnin zyrtarisht.

“Motra ime dhe unë jemi rritur si mike të ngushta dhe kemi qenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. Askush nuk na njeh ashtu siç e njohim njëra-tjetrën.

Ne kemi një lidhje të thellë”, tha Venessa.

"Kurrë nuk e kishim imagjinuar se do të dashuroheshim me binjakë“, shtoi ajo.