Transmetuar më 16-07-2021, 20:19

Gjermania e ka vendosur Greqinë në një listë "të ndaluar" si një destinacion udhëtimi, së bashku me Hollandën dhe pjesë të Danimarkës, raporton noa.al duke cituar një njoftim të sotëm nga Instituti Robert Koch.

Shkaku duket të jetë gjithnjë e më shumë raste të koronavirusit dhe veçanërisht prevalenca e mutacionit Delta.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme rekomandon që vendet specifike, si dhe zonat e përmendura, të shmangen si destinacione udhëtimi.

Sipas udhëzimeve të Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë, ata që kthehen nga Greqia duhet të tregojnë një test negativ, një certifikatë vaksinimi ose një çertifikatë sëmundjeje të kaluar, shkruan Süddeutsche Zeitung.

Në të njëjtën kohë ata do të duhet të jenë në karantinë për 10 ditë, por do të jenë në gjendje të largohen nga karantina më herët nëse i nënshtrohen një testi që u del negativ 5 ditë pas mbërritjes.

Ky vendim pritet të ketë një ndikim në fluksin turistik nga Gjermania në Greqi, me pasoja të mëdha ekonomike për turizmin grek. Kjo pasi tani turistët nga Gjermania që do të kthehen nga pushimet e tyre në Greqi, do të duhet të futen në karantinë. /noa.al