Transmetuar më 16-07-2021, 16:55

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3621 testime, 6 të shëruar dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki:

Shtatë raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 6

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3621

Testime totale 851,111

Raste pozitive 132,647

Raste të shëruara 130,067

Raste Aktive 124

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 51

Shkodër 13

Fier 11

Vlorë 11

Elbasan 11

Durrës 10

Lezhë 7

Korçë 6

Kukës 2

Gjirokastër 2