Transmetuar më 16-07-2021, 16:15

Studiuesit në Universitetin e Hong Kongut analizuan ndryshimet midis vaksinave Pfizer dhe Sinovac, duke vërtetuar se e para ka 10 herë më shumë antitrupa sesa “serumi” kinez. Një tjetër studim, që tregon efektshmërinë e vaksinës amerikane kundër Covid-19, krahasuar me atë kineze. Në fakt, Sinovac nuk aplikohet askund të vendet e Bashkimit Europian, por në Shqipëri ka ardhur me shumicë.

Coronavirus: WHO approves Sinovac COVID vaccine for emergency use | News |  DW | 01.06.2021

Ka nga ata që e kanë bërë, por edhe mjaft të tjerë që presin Pfizer për t’u vaksinuar, duke pasur më tepër besim te kjo e fundit. Edhe studimi të cilit ne po i referohemi, i bërë publik sot, dëshmon qartë efikasitetin maksimal të vaksinës amerikane, ndërsa ajo kineze është 10 herë më pak. Jo më kot, Sinovac nuk është çertifikuar ende nga SHBA dhe BE. Sidoqoftë, studimet shteruese duan kohën e vet për t’i dhënë përgjigjen e fundit shkencore efikasitetit të secilës vaksinë në përdorim kundër koronavirusit.